Starrixh i jep fund në Angli, vijnë oferta nga dy kontinentet

Kontrata e Daniel Starrixh me Liverpulin do të mbarojë në fund të këtij sezoni. Sulmuesi anglez është pjesë e të kuqve që prej vitit 2013 dhe të dyja palët kanë rënë dakord që rrugët e tyre të ndahen njëherë e përgjithmonë.

Interesi për Starrixh është shumë i madh, sidomos në Angli. Megjithatë, ofertat më të majme vijnë nga jashtë ishullit Britanik. 

Bëhet fjalë për kampionatin amerikan dhe atë kinez, ku klube të ndryshme janë të gatshme t’i ofrojnë një kontratë “faraonike” sulmuesit anglez. Aktualisht klubi më afër lojtarit është Nju Jork Siti, që e konsideron Starrixh si zëvendësuesin ideal të të larguarit David Vijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *