Starova surprizon me 3-5-2, Laçi e nis me katër debutues

Laçi pret Hapoel Ber Shevën. Përballja nis në orën 17:30 dhe bardhezinjtë janë gati për duelin e parë. Sulejman Starova ka zgjedhur formacionin titullar, ndërsa tani i mbetet lojtarëve të bëjnë të tyren.

Kundërshtari është tepër i fortë, por në Kurbin kanë besim tek ekipi. Fakti që ndeshja zhvillohet në fortesën e tyre rrit shpresat për një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.

3-5-2 ka zgjedhur të rreshtojë Starova ekipin në fushë, ndërkohë që do të debutojnë katërshja: serbi Ignjatoviç në mbrojtje, Shehu dhe braziliani Teko në mesfushë dhe amerikani Nuabueze në sulm, i cili do të formojë repartin ofensiv me Xhixhën.

Në portë është kapiteni Selmani, ndërsa Ignjateviç do formojë treshen e mbrojtjes bashkë me Gjonin dhe Fangajn. Shehu, Lushkja dhe Teko do të formojnë qendrën e mesit të fishës, ndërsa krahët do të mbulohen nga Deliu dhe Domgjoni. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Nuabueze-Xhixha. Nga ana tjetër, ekipi izraelit vjen me një rreshtim 4-5-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online