Laçi e ka finale me Tiranën dhe vetëm fitorja i bën punë. Bardheblutë nga ana tjetër me një barazim do të ishin në rregull. Para ndeshjes me skuadrën e drejtuar nga Ardian Mema, trajneri Sulejman Starova ka thyer heshtjen.
“Skuadra po përgatitet për dy ndeshjet e fundit. Mendojmë për Tiranën fillimisht. Do shikojmë në fund nëse do e kapim Europën. Do ishte gjë e mirë për klubin dhe vazhdimësinë kapja e kupave të Europës”, është shprehur trajneri i Laçit në RTSH Sport.
Më tej ai ka shtuar: “Është një ndeshje e vështirë. Toro është i dëmtuar prej dy javësh, ndërkohë që ka të tjerë në proces rikuperimi. Skuadra ka bërë ndeshje të mira, por jo të gjithë kanë dhënë maksimumin. Është fundi i kampionatit dhe ka lodhje. Shpresoj të japin maksimumin dhe ta arrijmë objektivin”.
Starova e si shumë mirë se me Tiranën do jetë një ndeshje shumë e vështirë: “Ata duan mbijetesën, ne Europën. Kjo e shton vështirësinë e dy skuadrave. Situata është e veçantë, është delikate për Tiranën dhe situatën në të cilën ndodhet. Nga ana tjetër edhe ne duam ta mbyllim mirë sezonin”.