Laçi është gati dhe këtë e thotë edhe trajneri Sulejman Starova. Kreu i pankinës bardhezi tregon se e njohin Hapoel Ber Shevën, pasi e kanë studiuar mirë gjatë kësaj periudhe. Tekniku kryeqytetas do donte që izraelitët ta nënvlerësonin Laçin.
“Kemi njohuri të plotë për kundërshtarin, për skuadrën që ka qenë dhe për afrimet e bëra. I kemi parë ndeshjet miqësore. I kemi idetë e qarta për mënyrën e lojës. Nuk besoj se do të në nënvlerësojnë, por uroj të ndodhë”, shprehet Starova për RTSH Sport.
Kurbinasit do të duhen të luftojnë fort sfidën me izraelitët: “Presim një përgjigje të rezonancës nga Turkaj, i cili ka pasur një goditje në gju. Edhe Zaimi ka pasur probleme. Jemi munduar ta sjellim skuadrën në formë për nesër. Pikat e forta i kanë me shumicë, por dimë edhe disa pika të dobëta. Do e përballojmë me shpirtin e lartë të garës. Presim që lojtarët të kenë një mobilizim më të madh se kundërshtari”.