Skuadra e Burrelit ka patur stabilitet në ndeshjet e fazës së tretë, por ende nuk është arritur matematikisht qëndrimi në Kategorinë e Parë. Gara ka qenë e fortë, pasi skuadrat kanë pasur diferencë të vogël dhe në cilësi.
Zëvendëskapiteni Maringlen Stana ka folur për SportEkspres.com para ndeshjes me Ilirinë e Fushë-Krujës dhe ka theksuar se i pret një përballje e vështirë. “Për ndeshjen e kësaj jave, si ne, ashtu edhe Iliria, kemi një pozicion që nuk na e garanton plotësisht mbijetesën.
“Për këtë arsye ne e vlerësojmë këtë si një përballje të vështirë. Gjithsesi, synimi ynë është fitorja dhe këtë do ta kërkojmë në fushën e lojës”, është shprehur mesfushori 25-vjeçar, i cili prej katër sezonesh luan rregullisht si titullar te Burreli.
AGRON KAJA