Në Laç janë gati për ndeshjen me Anorthosis Famagusta. Drejtuesit kurbinas prej kohësh kanë nisur nga puna për të sjellë në gjendjen e duhur stadiumin, në mënyrë që të mos ketë asnjë pengesë nga UEFA për t’u luajtur kualifikueset e Europa League. Në fakt bardhezinjtë kanë luajtur në shtëpi edhe takime të turit të dytë, ndaj edhe nuk parashikohej të kishte probleme.
Gjatë gjithë kësaj periudhe është punuar intensivisht dhe janë bërë disa ndërhyrje të vogla në tribunën kryesore, ndërkohë që është siguruar edhe tunel për në dhomat e zhveshjes, që është një nga kushtet e vendosura. Sa i takon fushës, ajo në gjendje shumë të mirë dhe të dyja skuadrat do të kenë mundësinë të shprehen lirshëm. Ndeshja Laçi-Anorthosis luhet ditën e enjte prej orës 17:00.