Stadium e trajner i ri, Kënga: Sopotin e rikthej në të Parën

Më në fund në Librazhd po punohet, sepse kanë filluar prej ditësh punimet për rikonstruksionin e stadiumit, që ishte braktisur prej vitesh.

Do të bëhen ndryshime të mëdha dhe pritet që të vendosen edhe stola plastikë, ardhur prej kohësh nga Elbasani, pas prishjes së stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”.

Ndërkaq, në Librazh tashmë kanë edhe një trajner të ri, ish-futbollistin e Sopotit Klajdi Kënga, i tërhequr para kohe nga futbolli i luajtur.

25-vjeçari Kënga, pas emërimit në krye të skuadrës së Sopotit, tregon synimet që ka për ta rikthyer në të Parën, por edhe nuk ngurron që të falënderoj drejtuesit më të lartë të klubit: “Jam i lumtur që më besohet një detyrë e rëndësishme. Unë jam librazhdas, kam luajtur për Sopotin dhe dua që ta shoh sa më lartë këtë ekip në vazhdim. Ky ekip nuk e ka merituar që të binte nga kategoria, por tashmë jemi përpara një fakti dhe duhet që të gjithë së bashku ta rikthejmë ekipin në Kategorinë e Parë. Do të jetë e vështirë, por me ndihmën e klubit, jam i bindur që do t’ia dalim. Aq më tepër që edhe do të luajmë në stadiumin tonë që po rikonstruktohet dhe kjo është shumë pozitive”.

Mariglen Miraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online