“Sporti na dërgoi në Europë, asgjë tjetër”! Fidel Ylli për futbollin: Përsëri të unë do vini, do të zgjidhet problemi

Fidel Ylli ka folur në foltoren e parlamentit sa i përket bojkotit që po vazhdon nga ana e futbollit, me katër pikat që i kërkohen Qeverisë. I deleguari i këtyre të fundit vendos edhe njëherë theksin se nuk duhet të ketë bojkot dhe problemet janë të zgjidhshme. Gjithashtu i ndërgjegjshëm për faktin që Shqipëria ka mbërritur në Europë vetëm falë sportit, Ylli nuk ngurron të lavdërojë edhe punën e Ramës karshi sportit duke cituar: “Atë që kemi bërë ne në 7 vite, nuk është bërë në 100 vite të Shqipërisë”.

“Në kuadër të reformës ligjore Qeveria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në sport. Një nga nisma tona është ndërhyrja në kodin penal pasi në stadiume ka pasur dhunë dhe Qeveria ka ndërhyrë për të rregulluar situatën dhe duke marrë masa më të ashpra. Kemi bërë një ligj për lehtësit fiskale sa i përket sportistëve elitar. Sporti shqiptar ka 30 vite që vuan pasi Qeveritë e mëparshme nuk kanë bërë asgjë për sportin dhe Qeveria Rama ka bërë në 7 vite për sportin aq sa nuk janë bërë në 100 vite në historinë e Shqipërisë. Kemi fakte të prekshme ku janë investuar 30 milionë euro në infrastrukturë.

Kemi bërë Arenën Kombëtare, stadiumin në Kukës, në Elbasan, në Shkodër e shumë të tjera. Qeveria shqiptare e ka futur sportin në prioritet dhe jo në fushatë elektorale. Rama ka thënë se duke shpenzuar në sport ulim shpenzimet në shëndetësi pasi largojmë të rinjtë nga veset e këqija. Të gjitha materialet që vijnë nga importi, pra nga UEFA dhe FIFA janë pa doganë. Kemi sot ligjin 6 përqind për TVSH, ndërsa unë kam propozuar që ta bëjmë edhe për privatin. Nuk mund ti kërkojmë Qeverisë vetëm të bëj stadiume, por edhe privati të ketë mundësinë që në tokën e tij të bëj një pishinë, një kalçeto.

Më vjen mirë që këtu ka filluar të flitet për sportin. Ne duhet ta kemi në prioritetin tonë. Sporti është cilësi jete. Kemi bërë një ligj për sponsorizim dhe unë jam i pakënaqur. Federata dhe Liga ka kërkuar që të ulet me të deleguarin e Qeverisë për të folur rreth problemeve për faljen e taksave, ligjin e sponsorizimit. E kam thënë që këto zgjidhjen, por nuk bëhen me presione. Mos u humbisni kohë pasi do të vinin përsëri tek unë. Pas një muaji bojkot do të ulemi në tavolinë në Ministrinë e Financave dhe do të zgjidhim problemin. Se duke zgjidhur problemin e futbollit e zgjidhim edhe problemin e Sportit. Se ne e dimë se në Europë nuk kemi vajtur as me politikën dhe me asgjë tjetër, por vetëm me sportin”, tha Fidel Ylli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online