“Jam si Ibrahimoviç? JO, unë jam Muriqi”/ Vedati ndez derbin me Kumbullën: Unë me Taren vijmë nga Shqipëria

Nga Klaudio Ndreca

Zlatan Ibrahimoviç është duke thyer rekordet dhe ligjin e pashkruar të futbollit sa i përket moshës, duke dhënë kontributin e tij te Milani dhe duke mbajtur nivelin më të lartë, pavarësisht viteve që nuk flasin më në favorin e tij.

Mediat italiane kanë bërë edhe një krahasim me Vedat Muriqin, duke e etiketuar si Zlatan Ibrahimoviç më të ri. Duke u nisur nga struktura fizike dhe nga golat e shënuara më parë në karrierë, por sulmuesi i Kosovës nuk e pranon këtë lloj krahasimi. Gjithashtu është ndezur edhe derbi me Marash Kumbullën teksa Lacio quhet si ekipi i parë i Romës.

“Është një kënaqësi e madhe që të jem te Lacio. Por unë jam Muriqi i Lacios, nuk jam Ibrahimoviç i Lacios. Ndodhem te një nga skuadrat më të mëdha në Itali. Lacio është ekipi i parë i Romës. Dua të bëhem po kaq i madh sa edhe ekipi ku luaj. E zgjodha Taren pasi ne vijmë nga Shqipëria. Kisha shumë oferta të tjera, por Lacio u kthye menjëherë në zgjedhjen time të parë”, tha Muriqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online