“Zgjedh Kosovën para Nigerisë”, ish-sulmuesi i Skënderbeu bën zgjedhjen për Përfaqësuesen

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Oto John, ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket përfaqësueses që do të zgjedh në bazë të dëshirave të tij. Kjo pasi sulmuesi i Prishtinës mund të ketë edhe fatin e keq për të mos e veshur kurrë asnjë prej këtyre fanellave, por në intervistën e dhënë për “RTV Dukagjini” ka vendosur Kosovën përpara Nigerisë. Arsyeja? Fakti që e njeh futbollin vendas më së miri dhe është ambientuar në Kosovë, duke kërkuar që t’ia shpërblej dardanëve për besimin e dhënë.

“Po sigurisht, sa herë do te merrja ftesë për të luajtur për Kosovën, padyshim që do ta pranoja atë. Është një vend ku e kuptoj si luajnë futboll si dhe i njoh njerëzit aty dhe do e pranoja ftesën me kënaqësi. Gjithashtu është një mundësi e mirë për ta prezantuar vendin, do të ishte nder.

Do pranoja që të luaja edhe për Nigerinë, por kam qëndruar gjatë në Kosovë dhe nëse do të zgjidhja mes tyre, do të zgjidhja Kosovën. Do të jepja shumë për ta nëse do të më pranonin”, u shpreh Oto John. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online