Sponsori kryesor i Juventusit prej 11 vitesh lë një boshllëk prej 40 milionë eurosh, bardhezinjtë kthejnë sytë nga Arabia

Bashkëpunimi mes Juventusit dhe “Jeep”-it po shkon drejt fundit. Sponsori kryesor i bardhezinjve prej 11 vitesh nuk do të zgjasë kontratën, duke lënë kështu një boshllëk prej 40 milionë eurosh në llogaritë e “Zonjës së Vjetër”. Klubi nga Torino po shqyrton tregun për të afruar sa më shpejt një sponsor të ri.

Mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit e Juventusit po kthejnë sytë edhe nga Arabia Saudite. Në Lindjen e Mesme po shpenzohen shuma të majme parash në futboll, prandaj nuk do të ishte çudi nëse në fanellën e klubit historik të Serisë A të vendosej një kompani arabe./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online