Të tre klubet kampione shqiptare janë ende në lojë, 90 minuta i ndajnë nga turi i dytë i Champions League-s

Në turin e parë kualifikues të Champions League-s janë pjesëmarrëse tre skuadra shqiptare. Partizani, Ballkani dhe Struga, të ardhur nga tre kampionate të ndryshme, por që në fund përfaqësojnë një tifozeri të vetme, atë shqiptare. Kampionët në fjalë janë ende në lojë për të siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Champions League-s, nga i cili i ndajnë vetëm 90 minuta.

Struga barazoi 0-0 në Lituani, ndërsa të martën në orën 17:00 pret në Maqedoninë e Veriut Zalgirisin për të përcaktuar se cili ekip do të sfidojë Gallatasaray-n në turin e dytë. Po në barazim përfundoi edhe ballafaqimi i parë mes Partizanit dhe Bate Borisovit. Të kuqtë këtë herë do të udhëtojnë drejt Hungarisë, ku të martën në orën 20:00 luan të gjitha kartat për të siguruar një biletë në turin e dytë kualifikues.

Më i qetë në ndeshjen e kthimit duket Ballkani. Kampionët e Kosovës morën një fitore bindëse 2-0 në përballjen e parë dhe tani i mjafton të administrojnë rezultatin në Bullgari. Ndeshja mes Ludogoretsit dhe Ballkanit do të zhvillohet ditën e martë, në orën 20:00. Shanset janë aty dhe nuk do të ishte çudi që në fazën pasardhëse të Champions League-s të kemi tre klube shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online