Genk fitoi ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës me polakët e Leç Poznanit, me rezultatin 2-0. Në përfundim të ndeshjes portieri i ekipit belg, Daniel Vukoviç, festoi me djalin e tij dhe tifozët.
Këta të fundit i dhuruan momente emocionuese djaloshit të vogël, duke e bërë të ndihej fëmija më i lumtur në botë. Gjest i bukur dhe emocione, sepse nuk ka më bukur se sa të lumturosh një fëmijë.
Portieri australian postoi videon në “Twitter”, ku shihet vogëlushi që feston me tifozët e Genkut. “Moment i veçantë me djalin tim”, shkruan gardiani 33-vjeçar.
Special moment with my boy!! ??? pic.twitter.com/QtE7MpkIyB
— Danny Vukovic (@vuka20) August 10, 2018