Kristian Eriksen është prej vitesh një ndër lojtarët kyç të skuadrës së Totenhemit. Mesfushori belg është një futbollist i kompletuar i aftë të luajë në role të ndryshme të repartit të mesfushës.
Krahas goditjes perfekte, danezi shkëlqen dhe në asiste, të cilat i ka më bollëk në çdo sezon. Në takimin e sotëm kundër Liverpulit, Eriksen dha asistin për golin e Lukas Mouras, veprim ky që e çon në dhjetë numrin e asisteve këtë sezon.
Ky është viti i katërt radhazi që 27-vjeçari kap këtë kuotë asistimesh. Nëse shfletojmë librat e statistikave i vetmi lojtar që e ka bërë këtë gjë është legjenda e Mançester Junajtid, Dejvid Bekam, një lojtar që ka pasur shumë ngjashmëri me Eriksen përsa i përket stilit të lojës.