Speciale | Formacioni i karrierës, Sulejman Starova zgjedh “yjet” e tij

Shumë vite në futbollin shqiptar, të shumtë lojtarët që janë stërvitur prej tij. Sulejman Starova nuk i ka thënë jo ftesës së SportEkspres.com për të ndarë me sportdashësit shqiptarë dhe lexuesit tanë formacionin me lojtarët më të mirë që ka drejtuar.

Moduli i përzgjedhur është ai 4-4-2. Portieri më i mirë për Starovën është Perlat Musta, një legjendë e Partizanit dhe e kombëtares. Kuptimplota fjalët që thotë për të: “Perlati mbetet portieri më i madh i të gjitha kohërave te Partizani”. Mbrojtja dominohet nga “të kuqtë”.

Përparim Daiu është ai që do të mbulojë linjën e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në krahun tjetër është përzgjedhur Ansi Agolli. Me këtë të fundit ka punuar te Tirana. “Diga” e Starovës në qendër ndërtohet nga Ilir Shulku dhe Afrim Tole. Shkurtimisht Starova është shprehur: “Të katër këta mbrojtës i veçoj si ndër mbrojtësit më të mirë që kanë luajtur në futbollin shqiptar”.

Qendra mesfushës dhe krahët e këtij u besohen lojtarëve të kalibrit: si Altin Rraklli, Lefter Millo, Ervin Bulku dhe Devi Muka. “Mesfushorë me tipare sulmuese, elegantë, me vizion dhe organizatorë të mirëfilltë”. Këto fjalë tregojnë më së miri cilësitë e këtyre futbollistëve, të cilët janë të njohur mjaft mirë për kualitetet që kanë pasur dhe për atë që kanë dhënë në futbollin shqiptar.

Në formacionin më të mirë të Starovës ka vend vetëm për një të huaj: Kaleb Ekuban, ganezin që shënoi 17 gola me fanellën e Partizanin dy sezone më parë. Nuk mbetet jashtë Erjon Bogdani, i cili arriti të luante më pas edhe në Serie A, një nga kampionatet më të forta në botë. Komenti për dyshen e repartit të avancuar? “Dy sulmues race, të cilët në Shqipëri ende nuk po gjenden”.

KARRIERA – Një jetë e kaluar te Partizani si futbollit, por Sulejman Starova hapat e parë në futboll i ka hedhur te Shkëndija e Tiranës. I lindur më 12 dhjetor të vitit 1955, “Bobi” është trajneri i fundit me të cilin Partizani ka fituar titullin kampion, ndërkohë që për ironi të fatit tjetrin e ka marrë me “armiqtë” e Tiranës.

Starova ka fituar edhe tre kupa e dhe Superkupa dhe padyshim që është një nga trajnerët e suksesshëm të futbollit shqiptar. I licencuar në Itali dhe i dashuruar edhe pas futbollit të atij vendit, ai ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri. Ndërkohë eksperienca e fundit ishte ajo me Feronikelin në IPKO Superliga e Kosovës.

Në Shqipëri Starova ka punuar me klube si Partizani, Tirana, Besa, Teuta dhe Kukësi. Veçse si trajner, shpesh ai ka qenë edhe në rolin e drejtorit teknik. Aktualisht është në pritje të ofertës së duhur për të vijuar punën në fushën e trajningut, ndërkohë që vijon të kontribuojë me analizat e tij në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH Sport.

IDEUAN DHE PËRGATITËN: Vladimir Prenga, Agron Kaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online