Spastrimi i Murinjos, Blind kthehet në shtëpi

Zhoze Murinjo ka deklaruar në fund të sezonit të shkuar se disa lojtarë nuk janë në nivelin që ai dhe Mançester Junajtid kërkojnë, ndaj do të ketë largime.

Sot Junajtid ka publikuar një njoftim të shkurtër në faqen e vet zyrtare: “Mançester Junajtid ka arritur marrëveshjen me Ajaksin për transferimin e Dalej Blind. Detaje të tjera do të jepen në një moment të dytë”.

Në këtë mënyrë, mbrojtësi holandez kthehet në shtëpi, pas tre sezonesh në Angli. Sezone të vështirë, për të dhe për Junajtid, por nëse në dy sezonet e parë Blind luajti rregullisht, sezonin e fundit Murinjo nuk e pa fare.

Në vitin 2014 Junajtid e pagoi 18.3 milionë euro, tani 28-vjeçari kthehet në Holandë dhe raportohet se Ajaksi do të paguajë 16 milionë euro, plus 4.5 milionë në bonuse. Shpenzim kolosal për Ajaksin, por bëhet fjalë për të birin e Deni Blind, legjendë e klubit, ndërkohë që Dalej ka dalë 4 herë kampion dhe është lojtar goxha cilësor, edhe pse në Angli nuk i eci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online