Spanjë-Bosnje, gjigandët europianë vëzhgojnë Edin Xhekon

Edin Xheko ishte i vëzhguari special i ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Bosnjes. Sipas gazetës “As”, përfaqësues të Realit të Madridit ishin të pranishëm në stadiumin e Las Palmas, për të ndjekur në aksion sulmuesin e Romës.

Pikërisht klubi i kryeqytetit italian do të jetë rivali i ardhshëm i “Los Blankos” në Champions League, por synimi i përfaqësuesve të Realit ishte një tjetër. Xheko po mbahet nën vëzhgim, në kuadër të hapjes së afatit të transferimeve të dimrit.

Klubi i drejtuar nga Florentino Perez është në kërkim të një sulmuesi, për të përforcuar repartin ofensiv. Afrimi i Xhekos mund të ishte një zgjidhje e përkohëshme, të paktën deri në fund të sezonit. Kjo për faktin se gjatë verës, Reali i Madridit do të provojë të realizojë goditjen e madhe, atë që mungoi në fillim të këtij edicioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online