Spaleti “thumbon” sërish Ikardin: Ja pse nuk luajti javën e shkuar!

Kur ke një sulmues në fushë gjërat ndryshojnë tërësisht dhe këtë e pa mirë sot Luçiano Spaleti, sepse Interi në Xhenoa ishte perfekt, krejt ndryshe nga ai i shëmtuari që u mund nga Lacio fundjavën e shkuar.

Me vendin e tretë më të sigurt, Spaleti komenton qetësisht suksesin në Marassi, duke nisur nga Ikardi: “Tema Mauro Ikardi? Është më shumë e juaja, sepse tema ime është paraqitja e skuadrës, që ishte e shkëlqyer, si skuadër e pjekur, që mori 3 pikë themelore pas humbjes ndaj Lacios, ku gjithsesi luajtëm mirë. Sot rregulluam gjithçka, ka mbrëmje ku gjithçka shkon mbarë dhe bën gjithçka në mënyrë korrekte”.

Edhe pse lavdëron të gjithë, Spaleti nervozohet kur i përmendet gjithnjë vetëm Ikardi: “Ju merreni vetëm me ata që shënojnë apo japin asist, por skuadra nuk i administron kështu ndeshjet. Ikardi duhet të lidhet më shumë me ekipin, të bëhet pjesë organike. Skuadra duhet t’i krijojë kushte për të shënuar, por ai duhet të japë më shumë, është mirë të ndërtojmë me 10 vetë, jo me 9. Sot Ikardi luajti një ndeshje të mirë, mund të shënonte edhe një gol tjetër. Pastaj secili mund të thotë mendimin e vet, mund të krijojë sa më shumë probleme të jetë e mundur, por vendimet i merr ai që duhet t’i marrë”.

Ikardi dhe mungesa e tij ndaj Lacios: “Duhej të qëndronte jashtë, sepse iu drejtua njerëzve që nuk kanë lidhje me Interin. Nëse nuk sqarohet me ekipin, nuk luan”.

Luhatjet në lojë: “Me Lacion mungoi durimi, ata kanë ekip me cilësi dhe nuk lënë hapësira. Ne luajtëm pa ide, thjesht në mënyrë frenetike, Lacio përfitoi. Sot luajtëm ndryshe, ishim më të qetë, e administruam mirë ndeshjen. Të shkëlqyer Politano dhe Perisiç, i cili rezistoi deri në fund, edhe pse mori një goditje të ashpër me taka në këmbë. Më bëhet qejfi që Handanoviç mori një fitore në ndeshjen e tij të 150-të”.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *