Spaleti: Me Spal si në Champions, Valero shembulli i duhur

Pesë fitore rresht mes kampionatit dhe Champions Ligës. Interi po përjeton një moment fantastik, ndërkohë që nesër do të përballet me Spalin në transfertë.

Ndeshja e radhës është e rëndësishme me një ndeshje Champions-i për trajnerin Spaleti, i cili shfaqet në formë në konferencë për shtyp dhe kërkon nga ekipi të luajë me të njëjtin mentalitet të ndeshjeve të fundit. Brozoviç do të mungojë përballë Spalit, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor.

SPAL – “Jam i lumtur për rritjen e ekipit në aspektin e mentalitetit. I dimë vështirësitë që do të hasim përballë Spalit. Nëse dikush ka nevojë ta dëgjojë për të gjetur motivimin e duhur, mund ta vërë si zile telefoni.”

KONTIGJENTI – “Nuk më pëlqen fjala rotacion, për mua janë të gjithë titullare. Sivjet luajmë më shumë ndeshje dhe kemi një kontingjent më të madh lojtarësh. Klubi ka vepruar mirë sa i përket numrit të lojtarëve dhe duhet t’i përdorim të gjithë. Më pas, jam unë që vendos, por në fushë zbret Inter dhe lojtarët duhet të kenë një sjellje të denjë për Interin.”

BROZOVIÇ DHE VESINO KANË VRAPUAR MË SHUMË SE TË TJERËT? – “Do të thotë se dikush nuk e ka bërë punën e tij. Duhet të jemi të gjithë të aftë për të vrapuar diçka më shumë. Nëse vrapojnë të gjithë më shumë, vuajmë të gjithë më pak.”

BORJA VALERO – “Të shikosh Borjan të luajë kështu në moshën 45-vjeçare, ah pak më pak… të qëndrojë jashtë për 4-5 ndeshje dhe të futet 5 minuta e të bëjë diferencën, të luajë prapë 5 minuta në ndeshjen tjetër dhe të bëjë përsëri diferencën, e pastaj të zhvillojë një ndeshje të plotë dhe të vrapojë më shumë se të gjithë… Ja pra, dua më shumë Valero në ekip, sa i përket pasionit, kualitetit dhe lidhjes me Inter. Ekipi vjen para të gjithëve.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *