Soue: Ndeshje e çuditshme, po të mos kisha shënuar…

0

“Të them se ishte një fitore me fat, nuk ka qenë e tillë, sepse kemi dominuar. Ka qenë një ndeshje shumë e çuditshme, aq sa e kisha të vështirë të besoja se kam humbur gjithë ato raste të pastra për shënim. Për fat të mirë, arrita të shënoj dy herë dhe të shlyej disi rastet e humbura. Sikur kjo të mos kishte ndodhur, trajneri do të më kishte dënuar në dhomat e zhveshjes (qesh). Për t’i lënë pas batutat, ishte një ndeshje impenjative dhe për fat të mirë arritëm të përqendroheshim në maksimum pas golit të pësuar dhe bëmë të mundur kthimin e rezultatit. Kjo ishte mjaft e rëndësishme për ekipin.

“Mbyllëm kështu një pjesë të parë të sezonit dhe kemi një diferencë të kënaqshme pikësh. Për këtë jam shumë i lumtur. Tani le të shijojmë disa ditë pushimi, pasi vërtet i kemi të merituara pas impenjimit të madh në kampionat dhe në Europa League. Pas pushimeve, na pret edhe një pjesë e dytë po kaq e vështirë dhe them se do të rikthehemi më të fortë, por deri atëherë lë të presim. Ju uroj të gjithëve festa të gëzuara”, – tha pas ndeshjes autori i dy golave, sulmuesi Ali Soue.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.