Kategoria e Parë në fushë, Kastrioti e Bylis rast për të avancuar

Luhet sot prej orës 13.00 në Kategorinë e Parë, me ndeshjet e javës së 12-të, që është edhe e fundit për vitin 2017. Janë luajtur shumë pak ndeshje deri tani, por dy javë janë shtyrë për arsye të ndryshme dhe kampionati nisi me shumë vonesë, ndaj në shkurt e tutje kalendari do të ngjishet tmerrësisht.

Tirana fitoi dje në Kuçovë, ndërsa sot pritet ç’do të bëjnë Kastrioti e Bylisi, që janë favoritë të mëdhenj në ndeshjet përkatëse.

Kastrioti pret Vllazninë B dhe zor se lëshon pikë në Krujë, ndaj një rivali inferior dhe që ndryshon formacion çdo javë. Në ndjekje të Kastriotit është vënë Egnatia befasuese, që ka 5 pikë më pak dhe sot kundër Korabit kërkon të konfirmohet si skuadra më e mirë e kampionatit jashtë fushe, me 4 fitore në 5 ndeshje.

Në grupin B Bylisi pret Turbinën dhe zor se lëshon pikë, aq më shumë që tashmë ka mbetur shumë larg Tiranës dhe i duhet t’i fitojë patjetër ndeshjet kundër Turbinës dhe Shënkollit, kjo e fundit ndeshje e prapambetur. Interesante edhe Pogradeci-Apolonia, skuadra që po shohin tashmë nga vendi i dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online