E zyrtarizon dhe klubi, Milinkoviç ndahet me Kukësin

Ashtu siç u paralajmërua dje, vetëm para pak minutash klubi Kukësit ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Tekniku serb dhe presidenti Safet Gjici kanë pasur një takim të fundit në orën 09:00 dhe gjithçka është zgjidhur me mirëkuptim. Klubi i Kukësit përmes një postimi në sajtin zyrtar ka njoftuar vendimin që është marrë, duke e argumentuar këtë divorc në mungesë të rezultateve. Së bashku me tekniku MIlinkoviç do të largohen edhe zëvendëstrajneri Vasil Papa me përgatitësi atletik Nikola Stankoviç.

NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT TË KUKËSIT

“Duke nisur që nga sot , në drejtimin e Kukësit nuk do jetë më trajneri, Mlladen Milinkoviç dhe ndihmesat e tij. Sot ky staf me në kye Milinkoviç, ka paraqitur dorëheqjen pranë presidentit te klubit.

Presidenti , Safet Gjici, ka miratuar dorëheqjen e tyre dhe i ka falënderuar për punën e bërë edhe pse ajo nuk ishte në pritshmërinë e duhur dhe në objektivat e marrë në fillim të sezonit nga Milinkoviç.

Kjo dorëheqje vjen pas rezultateve të dobëta dhe pikëve të pakta që  stafi dhe ekipi morën.

Theksojm se presidenti i ka dhënë mbështetje maksimale , stafit që po largohet dhe disa herë edhe pse rezultatet ishin të dobëta ku u ka dhënë shansin  Milikoviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Pozicioni aktual i ekipit është larg objektivave që mori Milinkoviç, duke mos harruar dhe katër humbej në fushën e Kukësi, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë .

Klubi është në tratativa për gjetjen e emrit të ri që do drejtojë pankinën e Kukësit , dhe mes shumë kandidaturave do të përzgjedhë më të mirën , që të vijojë punë për arritjen e objektivave për titull kampion , pasi asgjë ende nuk ka mbaruar dhe ka ende kohë që dhe me merkaton e dimrit të kapet vendi i parë”, përfundon zyra për shtyp e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online