Nesër mësohet rivali i Tiranës në “Champions League”! Njihuni me orën dhe rregullat, me sytë nga Zvicra

Në Nyon të Zvicrës do të hidhet edhe shorti sa i përket turit të parë kualifikues për “Champions League”. Tirana pritet që të mësojë kundërshtarin e saj, ndërsa ekipi do të zhvillojë menjëherë përgatitjet për përballjen e parë që do të zhvillohet mes datave 18-19 gusht.

Bardheblutë do ta njohin rivalin me shortin që nis nesër në orën 12:00, ndërsa në datën 10 gusht do të kenë idenë të qartë se kë do të gjejnë përballë në turin e dytë nëse do të kalojnë më tutje, pasi në datën 10 gusht dhe në orën 12:00 do të zbardhet edhe ky tur.

Rregullat janë të qarta ku do të luhet me vetëm një ndeshje sipas përcaktimit, ndërsa nëse do të ketë barazim për 90 minutat, do të vazhdohet me shtesë dhe penallti. Në rastin se Tirana do të eliminohet në turin e parë të “Champions League”, atëherë do të kenë mundësinë që të mbërrijë menjëherë në turin e dytë të “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online