Të urryer në Itali, trajneri i Lionit jep spektakël: Një mesazh për tifozët e Romës. Djema, ia dolëm!

0

Nga Klaudio Ndreca

Rudi Garcia ishte trajneri që nxori Juventusin nga “Champions League” në këtë sezon, duke sjellë surprizën më të madhe. Pas fitores në shifrat 1-0 në takimin e parë, për bardhezinjtë u vendos në një farë mënyre edhe eliminimi.

Dëshpërimin që nuk mundi t’i jepte dot bardhezinjëve në kohën që drejtonte Romën në Seria A, e bën të mundur me Lionin. E sigurisht menjëherë pas këtij suksesi, Garcia ka dhënë spektakël në konferencën për shtyp duke bërë edhe një dedikim të veçantë. Sundimi i Juventusit prej një kohë të gjatë duke fituar titullin në kampionatin italian ka bërë që kjo skaudër të jetë “e urryer” edhe nga të tjerat.

“Meqë jemi duke folur këtu për kohën kur kam qenë te Roma, kam një mesazh për miqtë e mi nga atje. Hej djema, ne ia dolëm! Sa i përket ndeshjes, në pjesët e dyta kemi vuajtur shumë si në shtëpi dhe sot. Juventusi nuk kishte asgjë për të humbur, por largimi i Dibalës i komplikoi të gjitha gjërat tek ata. Sa i përket kësaj humbje, është më e bukura në gjithë karrierën time”, u shpreh Garcia. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.