“Zidan tregoi se nuk ia ka idenë taktikës”, i çmenduri argjentinas: Fitoi 3 herë “Champions League” kështu…

0

Të fitosh tre herë radhazi “Champions League” dhe të kryqëzohesh në dështimin e parë në këtë kompeticion. Ky është futbolli që ka vetëm heronjë të përkohshëm, ndërsa kryqëzimi ka filluar edhe për Zidan. Ish-portieri argjentinas, Hugo Gatti, i njohur për deklaratat e tij kontroverse i tejkalon caqet duke sulmuar rëndë trajnerin e Realit të Madridit. I ftuar në emisionin “El Chiringuito Tv”, Gatti është shprehur se Zidan nuk është një trajner për lartësinë e madrilenëve.

“Zidan e tregoi që nuk ia ka idenë taktikës. Ka fituar tre herë “Champions League” kështu. Kohët e fundit nuk ka as 1% meritë në fitoret e Realit të Madridit. Në përgjithësi ai nuk e bën detyrën e tij, janë lojtarët e Realit që e nxjerrin vetë fitoren. Ndeshja e sotme ishte për Bale, sepse duhej shpejtësia. Pastaj Nacho duhej të ishte zëvendësimi për Sergio Ramos”, u shpreh Gatti. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.