Armand Duka ka pritur mbrëmjen e sotme personalitetet më të larta të futbollit europian, ndër të cilët edhe vetë presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferinin. Finalja e Ligës së Konferencës ka bërë bashkë emra të mëdhenj të futbollit, të cilët do të ndjekin nga afër në stadiumin “Air Albania” përballjen mes Romës dhe Fejnordit.
Kreu i FSHF-së ka shpërndarë disa foto nga mbrëmja e sotme, ndërsa shkruan: “Një mbrëmje e veçantë pak orë para finales së madhe te Conference League. Pata mundësinë të flas dhe të ndaj projekte frymëzuese me miq të mëdhenj të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Sot jemi Kryeqyteti europian i futbollit. Shijojeni”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/