“Turp i madh, Sasuolo i hapi portën Milanit”! Gëzdari e quan teatër Serinë A: Ta bënin të bukur të paktën, ishte sade fare…

Edmond Gëzdari ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Përveç finales së Conference League mes Romës dhe Feynord, u fol gjithashtu edhe për titullin e fituar nga Milani në Serinë A. “Ishte turp i madh ajo që ndodhi te Sasuolo-Milan. Vetëm shikoni pak golat që shënoi Milani. Në dy minuta loje, Milani kishte katër raste flagrante për të shënuar.

Më kujtoi kohën e Shqipërisë dikur. Vërtet e lë ndeshjen, por të paktën zbukuroje pak, jo kështu, ta bënin më të bukur, ishte sade fare. Milani tre gola në një ndeshje nuk kishte bërë gjithë sezonin, i bëri kundër Sasuolos në ndeshjen që duhej të ishte më e vështira për ta dhe ku ishte i gjithë presion”, tha Gëzdari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online