Sot është një nga më të mirët, historia e Tares: Mendoja ndryshe nga të tjerët, jam drejtor sportive me kokë futbollisti

Pas varjes së këpuëve në gozhdë, Igli Tare ka vijuar karrierën e tij në rolin e drejtorit sportiv. Një rrugë kjo që rezultoi e duhura për të, pasi sot për sot është një nga më të mirët në këtë fushë. Sidoqoftë Tare duket se ka qenë i bindur dhe i sigurt në drejtimin që do të merrte pas dorëheqjes si futbollist. Në një rrëfim për revistën “Lazio style 1900“, drejtori sportiv i Lazios ka treguar se dëshira e tij ka qenë të mbetej gjithnjë në botën e futbollit, si dhe zbulon edhe sekretin që e ka ndihmuar së tepërmi në rolin e ri.

“Pas karrierës sime në futboll kam qenë i bindur që do të qëndroja në këtë botë, nuk e dija si menaxher apo trajner. Jeta ime do të mbetej e lidhur me futbollin sidoqoftë. Ky sport ishte një pikë referimi dhe, kur isha lojtar, mendoja në një mënyrë tjetër nga të tjerët. Unë interesohesha për atë që ndodhte jashtë fushës, më intrigonte menaxhimi i një kompanie dhe kjo më ndihmoi shumë gjatë karrierës time.

Kur u futa në rrugën e menaxhimit mendova se doja të propozoja veten. Kam pasur një përvojë të rëndësishme pas meje, gjithmonë thoja që nëse do të kisha luajtur rolin e drejtorit të sportit, do të vazhdoja të mendoja me kokën e një futbollisti. Kjo ishte shumë e dobishme, veçanërisht në momentet më të vështira”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online