Ironizoi Flamurtarin, klubi vlonjat i përgjigjet Cungut: Fol për mënyrën si merr fitoret jo për ne, e respektojmë garën deri në fund

Ekipi i Laçit ka marrë një fitore të vështirë në shtëpi ditën e djeshme kundër Flamurtarit. Megjithëse këta të fundit i kanë larë duart me Superioren këtë sezon nuk janë dorëzuar në fushën e lojës, duke mos ia bërë kështu aspak të lehtë kurbinasve. Vetë Cungu do të shprehej me ironi në deklaratën pas ndeshjes se Flamurtari u kujtua të luajë futboll pas 700 ndeshjes pikërisht ndaj Laçit.

Por fjalët e tij kanë marrë edhe kundërpërgjigjen e klubit vlonjat. Nëpërmjet faqes së tyre në “Instagram”, Flamurtari nxjerr në pah rastin për penalltinë e fituar nga kurbinasit, ku fillimisht kishte një pozicion jashtë loje. Një mesazh i drejtpërdrejtë vjen edhe për Cungun, të cilit i sugjerojnë të flasë për mënyrën se si arrin fitoret dhe për ekipin e Flamurtarit.

“Rasti i 11m të dhënë: Përpara se të shkojmë tek rasti i 11 m duket qartë që lojtari i Lacit është në pozicion jashtë loje. Cungu duhet të flasi për mënyrën si merr fitoren dhe jo për Flamurtarin që do të respektoj garën deri në ndeshjen e fundit”, shkruan klubi vlonjat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online