Ekskluzive/ “Për mbesën time”! Hoxhaj i kthen përgjigje edhe Cungut: Nuk luajmë vetëm kundër Laçit, më vjen keq për paragjykimet

0

Nga Klaudio Ndreca

Flamurtari do të rezultonte një “kockë e fortë” për Laçin në përballjen e djeshme, pavarësisht se kurbinasit arritën të fitonin me shifrat 2-1. Por Armando Cungu e ndieu frikën e barazimit që mund të rrezikonte seriozisht objektivat e skuadrës, përballë një kundërshtari që kishte rënë në Kategorinë e Parë.

Nga ana tjetër Flamurtari meriton të gjitha duartrokitjet pasi po respekton garën dhe nuk po i’a bënë të lehtë kundërshtarëve. Me një mbrojtje të pathyeshme në pjesën e parë, rruga e fitores u hap për Laçin nga një penallti.

Asgjë nuk do të mbaronte atje, teksa Ardit Hoxhaj barazoi rezultatin me një goditje nga distanca e shoqëruar me pasigurinë e portierit kundërshtar. Më pas me një goditje këndi dhe kordinimin e saktë të Turkaj i mbylli historinë e takimit. Cungu do të shprehej me ironi dhe përgëzonte Flamurtarin që u kujtua të luante futboll pas 700 javësh. Nga ana tjetër, Hoxhaj, në një prononcim për “Sport Ekspres” ka bërë një dedikim për golin e realizuar dhe i ka kthyer përgjigje trajnerit të Laçit.

“Unë do të thoja shumë pak gjëra në këtë moment. Nuk është se ne po luajmë vetëm kundër Laçit, por të gjitha ndeshjet njësoj. Po respektojmë familjet tona, e bëjmë për Flamurtarin dhe për garën. Më vjen keq që herë pas here ndodhin këto paragjykime kundër nesh. Sa i përket golit, ia dedikoj mbesës time të vogël, Rea”, ka thënë Hoxhaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.