Sot është dita e Superiores, Kukësi do të heqë frikën dhe Vllaznia kërkon të afrojë titullin

Dita e sotme do të nisë javën e 32-të të Superligës me një përballje mjaft interesante, Kukësi-Vllaznia. Shkodranët do të përpiqen te lënë pas krahëve barazimin ndaj Teutës dhe të përqendrohen në grumbullimin e tre pikëve tejet të rëndësishme, në mënyrë që të vazhdojë luftën për titullin kampion të Shqipërisë.

Kukësi duket si një skuadër “pa busull”, teksa në 3 ndeshjet e fundit nuk kanë marë asnjë pikë dhe ku kanë një rekord mjaft negativ në golavarazh me 10 gola të pësuar e asnjë të shënuar. Edhe pse ka shumë pak mundësi, por veriorët mund të rrezikojnë rënien nga kategoria, nëse skuadrat poshtë tij arrijnë të fitojnë ndeshjet përkatëse.

Diferenca mes Kukësit dhe Bylisit është vetëm 6 pikë, ku kanë mbetur 5 ndeshje nga përfundimi. Për të dyja skuadrat objektivi kryesor është fitorja. Gjithçka do të varet nga dëshira e secilit për të dalë me tre pikë të plota nga stadiumi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online