“Sot do të mbushte 60-vjeç”, Tami Kona sjell në kujtim timbrin që i mungon dëgjuesit shqiptar: Zëri i Kosta Grillos ishte i Kombëtares

Në ditën e djeshme, në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” ishte në një lidhje “Skype” edhe Tami Kona. Atje është kujtuar edhe komentatori Kosta Grillo, që me zërin e tij arriti në shtëpitë e çdo shqiptari. Kona e quan si zërin e Kombëtares, pasi Grillo i jepte jo pak emocion ndeshjeve të kuqezinjëve.

“Sot do të mbushte 60 vjeç komentatori Kosta Grillo, që para një muaj mbushi një vit që u nda nga jeta. Dua të kujtoj këtë zë të Kombëtares që nuk është midis nesh vetëm fizikisht, pasi ai do të mbetet me punën dhe timbrin e tij. Them zëri i Kombëtares sepse e nisi komentimin në arritjen e Europianit në atë fitore historike kundër Portugalisë dhe e mbylli me Armeninë ku kaluam më tej”, tha Kona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online