Reja i tërhoqi “veshin” prodhimit të futbollistëve, Xhepollari: Kjo deklaratë ishte kambanë alarmi, mos u nisni vetëm nga rasti i Myrto Uzunit

Në deklaratën para ndeshjes me Katarin, Reja i ka tërhequr veshin edhe prodhimit të futbollistëve në Shqipëri. Sipas trajnerit italian, fokusi ynë kryesor duhet të jenë pikërisht moshat, për t’i formuar lojtarët në aspektin taktik. “Fokusi në Shqipëri duhet të jetë te futbolli i moshave për të formuar lojtarët në aspektin taktik. Duhet të punojmë shumë me të rinjtë, me futbollin bazë. Kur një lojtar është 17, 18 apo 19 vjeç është thuajse i formuar. Më pas maturohet nga ana fizike, por mendërisht është i formuar”, do të shprehej Reja.

Mbi këtë temë foli edhe Drilon Xhepollari i cili ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. “Kur lojtarët shqiptarë shkojnë në ekipet e huaja është pikërisht ky problemi që trajnerët e huaj e shprehin për këta elementë. Ne themi për Uzunin, por Uzuni e rriti shkallën gradualisht nga Lokomotiva te Ferencvarosh dhe tani Granada. Janë raste të pakëta dhe kjo që thotë Reja është kambanë alarmi për futbollin e moshave”, tha Xhepollari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online