Mançester Junajtid ka pësuar një transformim të pabesueshëm në javët e fundit. Emërimi në krye të bankinës i Ole Gunar Solskjaer është pasuar me një ecuri fenomenale prej gjashtë fitoresh radhazi, pesë prej tyre në kampionat.
Rezultatet flasin vetë dhe shumë vetë kanë filluar të besojnë se norvegjezi e meriton një shans për të vazhduar punën si trajneri i Mançester Junajtid edhe pas përfundimit të kontratës së tij aktuale që mbaron në fund të këtij sezoni.
“Paddy Power” një ndër kompanitë më të njohura të basteve në Angli ka bërë një gjest të veçantë për të vlerësuar arritjen e Solskjaer, duke shlyer që ditën e sotme bastet e të gjithëve atyre pak personave, që kishin vënë para emërimin e Solskjaer si trajner afatgjatë, edhe pse kjo gjë nuk ka ndodhur ende.
Një përfaqësueses i kompanisë u shpreh se, “Paddy Power” është besimplotë se Solskajer do të vazhdojë të jetë trajneri i Junajtid dhe si rrjedhojë erdhi ky vendim.