Solskjaer: Kundër Barçës kemi diçka të veçantë, kam mësuar nga Ferguson

Ole Gunar Solskjaer është ndalur të flasë për super ndeshjen e së mërkurës në “Old Trafford” kundër Barcelonës. Norvegjezi ishte i pranishëm në “Camp Nou” në ndeshjen që katalanasit e fituan ndaj Atletikos.

Pas kthimit në Angli trajneri i “djajve të kuq” dha një intervistë për ESPN, ku foli rreth sfidës që i pret të mërkurën dhe u shpreh se ka marrë shumë mësime nga Sër Aleks Ferguson. Ai kujtoi edhe vitin 1999 kur eliminonin Barcelonën në Champions.

“Do të kemi përballë një skuadër të madhe, por unë mëndoj se ne këmi diçka të veçantë brenda nesh. Do të jenë dy ndeshje fantastike. Përpiqem të praktikoj në stërvitje atë që kam mësuar nga Ferguson. Ajo që kam mësuar nga ai është të arrij t’i marr më të mirën çdo lojtari.”

“Kam arritur të gjej disa shënime të para shumë viteve që kam marrë nga mësimet e tij dhe më kanë vlejtur. Kërkoj nga lojtarët të japin maksimumun. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar. Do doja shumë të përsërisnim vitin 1999. Janë lojtarë të ndryshëm, por duhet të kopjojnë mënyrën sesi arritëm t’i eliminonim atëherë”, përfundon Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online