Skuka, Bardhi dhe karta që do digjet! Projekti i Dinamos, do t’i kushtojë shtrenjtë një elementi

Dinamo u kthye në Superiore me peshën e duhur dhe duke marrë emrat më të mirë në qarkullim. Kryeqytetasit zgjodhën që të merrnin Patrik Bardhin dhe Skukën për të qëndruar në stol. Pra dy futbollistë shumë të mirë për të ngrohur pankinën duke ditur cilësitë si Mihana-Gavazaj-Ibrahimi-Cinedu.

Ndoshta do të ishte më mirë që Dinamo të kishte vetëm një prej të dyve, duke ditur se projekti kryesor nuk do të bazohej tek ta. Ndryshe skena si ajo e ndodhur së fundmi ku Skuka do të largohej pa u mbyllur pjesa e parë për zgjedhje taktike, do të përsëritet shpesh.

Duke ditur potencialin e këtyre lojtarëve dhe projektin e Dinamos për të ardhmen, ky luks i tepruar në stol do t’i kushtojë shtrenjtë një elementi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online