Daja apo Brdariç, kush e fitojë duelin? Trajneri i Vllaznisë e le me përgjigje të nënkuptuar: Gjykojeni vetë!

Partizani është ende në kërkim të fitores së parë në këtë kampionat, pavarësisht se ka bërë një merkato dhe afrime me emra shumë cilësorë në treg. Ndërkohë Vllaznia arriti që të merrte një barazim me shije humbje ndaj tyre. Një pikë e marrë ndaj Partizanit nuk është festuar aspak nga shkodranët, që kërkonin tre pikët dhe ishin fare pranë tyre.

Por nëse Daja krenohet gjithmonë me lojën dominuese të tij karshi kundërshtarit në mungesë të rezultatit,  Brdariç ia hoqi edhe këtë pikë. Në pjesën e parë ishte Vllaznia që luajti më mirë se Partizani, ndërsa në të dytën të kuqtë e rritën nivelin e tyre. I pyetur në “Ora Sport” nga Altin Sulce se kush e fitojë duelin mes tij dhe Daja, trajneri i Vllaznisë la një përgjigje të nënkuptuar: “Gjykojeni vetë”. Në fillimin e ndeshjes Brdariç kishte shumë lëvdata për kolegun e tij, por pas ndeshjes i ka kthyer sërish sytë nga vetja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online