“Skocezi” Grezda: Ju tregoj këshillat e Xherard dhe derbin më të madh të Europës!

Eros Grezda e ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer i rëndësishëm për kombëtaren. Edhe pse u stërvit i diferencuar për disa ditë, ndaj Skocisë u pa në formë. Me Uellsin po ashtu ishte titullar, kurse me Rejnxhërs më pas në kampionat nuk luajti.

Lodhja ka bë të të veten, teksa Grezda për “Tring Sport” tregon: “Ndeshja e fundit më lodhi shumë. Kthehesha mbas një dëmtimi shumë të gjatë dhe kur luan në 9 ditë 3 ndeshje janë shumë. Ndeshjen e fundit e kisha shumë problem, isha shumë i lodhur. Është shumë e rëndësishme që kur kthehesh të jesh në formë. Mezi po pres ndeshjen e radhës”, thotë fillimisht sulmuesi anësor.

Ai flet edhe për raportin me Stiven Xherard, i cili drejton skuadrën e Rejnxhërs. “Xherard më ka dhënë shumë besim dhe kam folur shumë me të. Ka besim të madh tek unë. Më ka thënë vetëm të jem i qetë, sepse Grezdën e madh do ta shohim”.

GOLAT E SHËNUAR – “Ishte ndeshja e parë që zhvillova në stadiumin tonë në formacion dhe kur luan aty është një ndjenjë e papërshkrueshme. Janë plot 50 mijë shikues. Në minutën e 85-të zgjidhet lojtari i ndeshjes. Kur pashë emrin tim atje lart në televizor, u gëzova shumë dhe më përgëzuan të gjithë”.

OFERTA E REJNXHËRS –  “Nuk e prisja interesimin e Xherard. Isha i dëmtuar për një kohë të gjatë, por kisha mbyllur një sezon të mirë. Isha në formë të mirë dhe ata i kanë parë ato ndeshje. Kur më kontaktoi, menjëherë pranova që të jem nën urdhrat e tij.

DERBI – ““Rejnxhër-Sëlltik është derbi më i madh në Europë. Kur luajnë njëra me tjetrën është një atmosferë që nuk përshkruhet dot. Do luajmë në datën 30 dhjetor në shtëpi kundër Sëlltikut. Shpresoj që ta mbajmë ritmin dhe që ndeshjen e fundit të fitojmë dhe ta kalojmë rivalin.

KOMBËTARJA – Në Skoci e pak të vështirë me kushtet atmosferike, ndërsa për të ardhmen nuk është se ka shumë të mendojë. Kontrata e tij me Rejnxhërs ëshët e vlefshme për katër vite. Ai pranon krizën te kombëtarja, por thekson se reagimi erdhi me Uellsin.

“Në ndeshjen e fundit mblodhëm të gjitha forcat dhe treguam që jemi bashkë. Ajo është Shqipëria e vërtetë. Kur jemi bashkë rezultatet do vijnë. Ishim mjaft krenar mbas ndeshje. Me trajnerin Panuçi kemi raporte shumë të mira, të gjithë lojtarët. Ai ka besimin tonë. Faji nuk është vetëm i atij. Në lojtarët nuk kemi qenë në ditën tonë më të mirë. Besoj që tani kemi mjaft kohë. Shpresoj që të gjithë jemi gati për sfidat e marsit. Sa herë luaj me Kombëtaren është një ndjenjë komplet ndryshe nga ajo me klubin. Me klubin luajmë gjithmonë për fitore, por edhe me Shqipërinë shpresoj që të sjellim rezultate dhe lojërat e mira, ashtu siç na njohin tifozët tanë”, është shprehur Grezda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online