“Skënderbeun e sollëm ne, nuk erdhi vetë në portë”! Kalari e ka bindje: Partizani luan futboll më të mirë se të tjerët

Partizani nuk arriti që të fitonte në përballjen kundër Skënderbeut duke i hapur rrugën sërish Teutës. Durrsakët kanë marrë vendin e parë dhe po kryesojnë kampionatin shqiptar kur kanë mbetur kthesat e fundit në rrugën drejt titullit. Tek të kuqtë “i qajnë” ende pikët e lëna në Korçë duke mos ia falur vetes atë gabim të bërë. I ftuar në “Ora Sport” ishte Kalari që është shprehur se Partizani ia dhuroi pikën kundërshtarit.

“Ne e kemi dominuar ndeshjen kundër Skënderbeut. Ishim superior në çdo moment. Vetëm në një rast ishte kundërshtari që na ka rrezikuar. Mund të ndodhi në një ndeshje që ti e dominon rivalin nga minuta e parë te e fundit dhe nuk fiton, nuk mund ta quaj nervozizëm. Mund të kishim arritur te fitorja e takimit. Skënderbeu na erdhi vetëm njëherë. Madje edhe në atë rast e kemi sjellë ne në portën tonë, nuk erdhi vetë. Gjithsesi, kemi treguar balancë në lojë dhe jemi paraqitur mirë. Partizani është ekipi që luan më mirë futboll”, ka thënë Kalari. /Sport Ekspres/

One thought on ““Skënderbeun e sollëm ne, nuk erdhi vetë në portë”! Kalari e ka bindje: Partizani luan futboll më të mirë se të tjerët

  1. Lesh lesh!

    Po dhe goli juaj, ishte Skenderbeu qe ju la.

    Puthuni me Milon, se lesh do merrni kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online