Skënderbeu vijon me afrimet, prezantohet një francez

Edhe pse merkato është e mbyllur në Shqipëri klubet vijojnë të afrojnë futbollistë, edhe pse jemi në mesin e muajt shtator. Skuadra e Skënderbeut vetëm pak minuta më parë ka zyrtarizuar në faqen e saj afrimin më të fundit.

Me skuadrën është bashkuar mesfushori Arnaud Guedj. Francezi ka mbërritur në Shqipëri dhe është bashkuar me skuadrën e Orges Shehit,që ditën e sotme. Sipas njoftimit të klubit korçar 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1.

Guedej është aktivizuar në të shkuarën me skuadrën e dytë të Nicës, ndërsa së fundmi ika luajtur me Zirën në Ukrainë. Në këtë mënyrë rritet konkurrenca në repartin e mesfushës. Ekipi vijon përgatitjet në kompleksin ”Tropikal” në Durrës, për takimin e javës së katërt me skuadrën e Flamurtarit.

POSTIMI I PLOTË I SKËNDERBEUT

“KF Skënderbeu ka arritur të mbyllë me sukses transferimin e mesfushorit Arnaud Guedj në Korçë për sezonin e ri futbollistik.

Guedj ka mbërritur sot në Shqipëri dhe menjëherë është bashkuar me ekipin në ‘Tropikal Resort’, atje ku po vijojnë përgatitjet për transfertën e Vlorës.

21 Vjeçari Francez ka nënshkruar kontratëm që e lidh me klubin tonë për një sezon me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

——————
PASHAPORTA

Emri: Arnaud Guedj

Ditëlindja: 19 July 1997 (age 21)

Vëndlindja: Le Mans, France

Pozicioni: Mesfushor

—————–
KARRIERA

Arnaud Guedj është aktivizuar në fillimet e tij tek ekipi i 2-të i OGC Nice në Francë më pas u transferua në Ukrainë tek ekipi i Zirka ku zhvilloi një sezon mbresëlënës duke u aktivizuar në 26 ndeshje zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online