Skënderbeu sulmon, ndryshime vetëm në mesfushë

0

Trajneri Ilir Daja sheh si prioritet kampionatin dhe e pranon se sot do të duhet një sforcim i madh kundëd Dinamos së Kievit. Megjithatë, nga fjalët te veprat, Skënderbeu do të sulmojë dhe do të luajë me më të mirët. Detyrimi për të tentuar fitoren është jo thjesht sepse një sukses, kombinuar me një rezultat pozitiv të Jang Bojs në Beograd, ringjall shanset për kualifikim, por edhe sepse fitorja sot vlen shumë, 360 mijë euro, por edhe barazimi fut në arkat e Skënderbeut thuajse gjysmën e kësaj shifre.

Në krahasim me ndeshjen e fundit të kampionatit, do të konfirmohen mbrojtja e sulmi. Jashanica do të jetë në stol, për të mos rrezikuar, ndaj Aliti do ta konfirmohet në qendër.

Në mesfushë ka ndryshim, sepse Taku do të ulet në stol dhe në qendër do të luajnë Muzaka, Tefik Osmani, ndërsa kthehet edhe Sabien Lilaj, nga minuta e parë.

FORMACIONI I SKËNDERBEUT

Shehi – Vangjeli, Radas, Aliti, Mici – Lilaj, Osmani, Muzaka – Gavazaj, Xhejms, Soue

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.