Skënderbeu sqaron: Kelmendin e kemi blerë

Shend Kelmendi është futbollist i Skënderbeut, por jo në huazim apo bashkëpronësi. Ka pasur shumë paqartësi dhe informacion jo plotësisht të qartë kohët e fundit, ndaj vetë klubi korçar ka dalë me një deklaratë zyrtare për mediat, ku ka sqaruar se Kelmendi është 100% i Skënderbeut, që e ka blerë nga klubi mik, Trepça ’89, aty ku në fakt Kelmendi nuk u stërvit fare, sepse bëri thjesht kalimin në aspektin e dokumentacionit nga Prishtina.

Arsyeja pse u zgjodh transferimi te trepça ’89 dhe pastaj te Skënderbeu nuk është sqaruar dhe mbetet mister për momentin.

“Duke parë interesin e tifozëve në lidhje me afrimin më të fundit Shend Kelmendi, ju informojmë se 22 vjeçari u ‘vesh’ bardhekuq pas arritjes së marrëveshjes mes KF Skënderbeu dhe Trepça 89′, klub i cili zotëronte kartonin e lojtarit. KF Skënderbeu pasi u bind për cilësitë e Kelmendit bleu përfundimisht kartonin e mesfushorit prej ekipit nga Mitrovica”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *