Skënderbeu k dalë me deklaratë për shtyp në lidhje me vendimin e sotëm të Apelit të UEFA-s, që ka hedhur poshtë apelin e Skënderbeut në lidhje me përjashtimin 10-vjeçar të klubit korçar nga kupat e Europës.
Gjithsesi, Skënderbeu ishte i përgatitur për këtë ngjarje dhe paralajmëron se po bëhet gati për betejën në CAS, ndërsa sulmon UEFA-n.
Deklaratë për shtyp!
Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.
Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.
KF Skënderbeu bën me dije se, brënda afateve ligjore, do të paraqese ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.
KF Skënderbeu është i sigurt në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Zyra për Shtyp
KF Skënderbeu