Skënderbeu “shfryn” në 6 minuta, ish-lojtari i shënon dopietë Besës!

Skënderbeu i  Orges Shehit fluturon në miqësoren ndaj Besës së Kavajës. i sh-portieri i  skuadrës verdhezi, me të cilën ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë, tashmë trajner te korçarët, duket se ka gjetur amalgamën e duhur te bardhekuqtë, teksa si për i roni të fatit, pas pjesës së parë me raste dhe emocione, në të dytën, dopieta e një tjetër i sh-lojtari të Besës së Kavajës, Bruno Dita, ka zhbllokuar gjithçka, në minutën e 53’ .

Mesfushorit i  kanë mjaftuar vetëm 6 minuta për të shënuar dy herë në portën kavajase. Goli i  parë erdhi me asist të Muzakës, tjetri me penalltinë e fituar nga Oto Xhon.

Sakaq, në mes edhe një rrjetë e  Muzakës (me penallti të fituar nga Krasniqi, që është penguar në zonë). Praktikisht në 4 minuta, korçarët kanë shkatërruar Besën në miqësoren e luajtur sot pasdite.

Për skuadrën korçare luajtën Teqja, Abazi, Aliti, Sambou, Vangjeli, Bregu, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Krarniqi.

Sakaq, u aktivizuan edhe Dajsinani, Vila, Lulaj, Mara, Gavazaj, Xhon, Ajzeraj, Pëllumbi, Nimaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *