Skënderbeu që të… mërzit

Sezonin e shkuar Skënderbeu nuk e mundi asnjëherë as Kukësin dhe as Partizanin. 8 ndeshje, 0 fitore. Kur e mundën skuadrën e Julianos në javën e tretë, “luftëtarët” e një kampionati me rivalitet u tronditën. Jo prej rezultatit, – fituan 2-0 – por sepse kuptuan që diferencat ishin të mëdha dhe se dalëngadalë, nëse Skënderbeu nuk gabon, do ta vrasë kampionatin. Megjithatë, shpresa ishte Kukësi. Në fushën e tyre në 5 vite kishin humbur vetëm një herë me korçarët, në 2014-2015. Ndoshta ata do ishin rivalët e një skuadre që gjithsesi është pretendente kryesore për të fituar titullin. Kaluan 4 ture në Europë dhe sapo kanë barazuar me Jang Bojs.

Në pjesën e parë Kukësi luajti me 12 vetë dhe sërish nuk fitoi dot. Nuk mjaftoi as penalltia e dhënë nga Meta për të shkuar në pushim me triumf. Në pjesën e dytë dukej sikur Skënderbeu luante me dy më shumë. Asnjëherë më parë Kukësi nuk ishte mundur brenda fushës me një pretendent në mënyrë të tillë. Asnjë kontestim, asnjë polemikë, madje duke uruar kundërshtarin. Kundërshtari në javën e parë mundi sërish pa shumë sforcim Flamurtarin, një skuadër e ndërtuar me kujdes dhe që mendohet që gjithashtu mund të pretendojë diçka. 10 pikë në 4 ndeshje, 9 ndaj rivalëve, mund të jenë arsye konkrete për të thënë që kampionati po vritet. Por, kur sheh që atje në Kukës, shkuan pa gati gjysmën e skuadrës, e kupton që qenkan vërtet të fortë. Mungonin Osmani, Nimaga, Gavazaj dhe Sahiti, ndërsa Radas nuk mbante dot 90 minuta. Daja ka në dispozicion 22 lojtarë.

Për të katërtën ndeshje radhazi nuk kishte mundësi aktivizimi për Neshpor, një lojtar i cili vlen 100 mijë euro. Asnjë polemikë, sepse në përgjithësi Daja nuk luan me 2 sulmues të deklaruar, por tregues i qartë i faktit që kanë aq shumë luks në bankinë, sa ndonjëherë më mirë që mungon ndonjëri që të luajnë të gjithë e të mos mërzitet asnjë.

“Po këtë ç’e do”, thoshin njerëzit gjatë verës, kur u afruan Shkodra, Taku, Aliti, Dita, apo ndonjë tjetër. Shumë para po shpenzojnë, tha dikush tjetër, kur pas kthimit nga Andorra skuadra i bëri përgatitjet në Turqi para se të udhëtonte në Kazakistan. Mund të bëjnë dhe pa Souenë, tha dikush tjetër, kur u prezantua “bisha” nga Italia. Presidenca dhe trajneri nuk dëgjuan askënd. “Unë do të sjell 2 lojtarë të aftë” i tha Takaj Dajës, “ti fitoje titullin që në shkurt dhe kushedi ndoshta kalon grupin dhe në Europa Ligë”. Fatkeqësisht për ne që duam garë, objektivi i parë është në rrugën e duhur. Por me këtë kontingjent dhe me këtë lojë edhe objektivi i dytë mund të arrihet. Skënderbeu i vitit të shkuar ishte më interesant, ky i këtij viti të rreh e nuk të lë as të qash. Ka dhe gjyqtarët kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online