Kur mundi Vllazninë, Partizani doli me një deklaratë për mediat, ku thelbi ishte “E patë, ne nuk tolerojmë e nuk trukojmë. Jemi ekipi me i ndershëm në Superiore”.OK, Bravo u qoftë, por sikur nuk shkon të mburresh se luan ndershëm, në një kohë që reagimet duhet të vijnë kur je nën akuzë për tolerim, si në ndeshjen kundër Teutës.
E vërteta e hidhur është që në këtë Shqipërinë tonë të mjerë askush nuk është i ndershëm dhe kush hiqet si i tillë, është edhe më i mjerë se të tjerët.
Partizani do të presë Kamzën të mërkurën, ndoshta do të luajë kot, sepse e dinë të gjithë që Laçi kundër Teutës në shtëpi do të fitojë dhe vendi i katërt do të mbetet i pakapshëm për Partizanin.
Po Fair-play? Do ta shohim të mërkurën, sepse Kamza do fitoren e mbijetesës dhe Partizani me shumë gjasa mbetet jashtë Europe, në pritje të vendimit të UEFA-s për Skënderbeun.
Meqë jemi te Skënderbeu, Fair-play është fjalë e huaj në këto javë të fundit. Titulli në xhep, lodhja, Kupa, të gjitha janë broçkulla. Duhet me shumë respekt për futbollin dhe për tifozët që shkojnë në stadium, nuk rrotullohet gjithçka rreth golave të Souesë. Justifikimi që po ua lë të gjithëve dhe kjo quhet ndershmëri nuk qëndron, ndeshja e fundit kundër Vllaznisë do jetë një turp me vete, sepse e dinë të gjithë si do dalë ndeshja, nëse nuk fiton Kamza.
Kukësi nuk mbetet pas, në Shkodër e bëri baltë, si e si te ndihmonte shkodranët e vobektë. E pranueshme edhe kjo, Kukësi nuk ka nevojë për pikë, por zoti Gjici bëri gafë para pak ditësh kur tha se Kukësi luan ndershëm dhe do luajë fort në Shkodër. Të paktën mos të shesin gënjeshtra…
-SISTEMI I DUKES NE FUQI-
Futbolli ynë ka rrit cilësinë, jo në fushë por në tavolinë.
Çdo gjë tek ne bën vaki
Dhe merak ti DUKE mos ki
Se nuk jemi në Gjermani
Por në të mjerën Shqipëri
Jepi DUKE ti mos u ni
Nuk ke firmë për përgjëgjsi
Se në gjykatë nuk ke hy
Por je mbret e zotni
Për futbollin nuk ta ni
Se e ke fut me krye në hi
Të ndihmon Ilir zotnija
I ardhur nga Peshkopija
Se futbolli ka rrit cilsinë
Edhe në fushë dhe në tavolinë
Këtë gjë të gjithë e dinë
Zor e kanë me ta thane ty
Se je DUKE me madhështi
Tani mbaroi ky kampionat
Për Vllazninë a të vjen inat ?
Se ke thanë për të bëj tifo
Dhe jo më kot ti e gremise
Kësaj i thonë lojë ma drejtësi
Kur për veten nuk ta ni
E bëre Shkodrën me mbajt zi
I ke zbritur në kategori
Jo veç një por dy Vllazni.
Tani në CAS thua do luftoj
Skënderbeun ta shpëtoj
Kapionen e kam në rrezik
Do shpenzoj ndoshta një çikë
Po u prish puna në krye si në fund
Edhe un kam marrun fund
Por do zoti më ndihmon,
Dhe Hamzai im shpëton
Ta kem humbjen te Vllanija
Ndoshta me fal tifozëria
Se e kam çuar me koh te shpia
Futbollin ta shohi veç zotnija
Që në stadium të mbretëroi qetsija
Presidentet kanë zënë mend
Kam arbitrat për ti tremb
Të guxojnë me mos m’votue
Ta harojnë për me fitue
Emrin asnjerit nuk ja permendi
Kam zyrtarët qe i luej nga vendi
Rezulatatin si ta dua
Edhe Iliri me pyet mua
Futbollist ka qene i shkreti
Por se njeh ma mileti
Se kët lojë me rregulla të reja
Do t’ma marri dhe Koreja
Mos t’ju duket hipotetike
I duhet për bombë atomike.
Ndaj kot me thoni DUKA i krimit
Unë jam DUKA i shpëtimit
Jo të gjithë fitojnë me mua
Në histori kam per tu shkruar
Se futbollin e kam shkatrruar.
Për ti nxjerrë unë u mësova
Me Partizanin e fillova
Nuk kam nevojë që të mbajë anën
Ndaj e xorra dhe Dinamon
Kur Dinamo u rehatua
Me të parën u mësua
Es’po vjen më nga kjo ana
E çova ta thirrë Tirana
Tani më erdhi pak gëzimi
Mu kthy Tirana nga emigrimii
E kam planin e realizuar
Vllazninë atje e kam çuar
Futbollin te pares per t’ja mësuar
Nuk kam nevojë për legjenda
Futbolli te keqen e ka brenda
Ka hyrë lloto e biznesi
Veç për mua INTERESI
Pak si shumë e kam zgjat
Por mos u bani merak
Se sa zoti t’më lejë gjallë
Do më keni këtu vërdallë
Nuk e lë këtë Federatë
Dhe pse mi thirrni JU Shkërdhatë