Kovaç largohet si hero, e pason heroi i Jang Bojs

Ajo që Niko Kovaç ka bërë në Frankfurt nuk do të harrohet kurrë, sepse kroati në pak kohë e transformoi Frankfurtin në një skuadër shumë ambicioze dhe të aftë të fitonte Kupën e Gjermanisë, në finale kundër Bajernit, pikërisht skuadrës që do të drejtojë Kovaç prej kësaj vere. Mundi punëdhënësit e tij të rinj, profesionist i vërtetë, i cili pas fishkëllimës finale u mbyt nga lotët, pasi mbyllet një kapitull i bukur i jetës së tij dhe në Frankfurt do të jetë gjithnjë një hero.

Nga një hero te tjetri, sepse Frankfurti e ka gjetur pasuesin dhe do të jetë kampioni i Zvicrës Adolf Hyter. Adi, preferon trajneri austriak, për të mos u ngatërruar me Adolf Hitler (për dreq i bën rimë edhe mbiemri!).

MOENCHENGLADBACH, GERMANY – AUGUST 24: Coach Adolf Huetter of YB Bern reacts during the UEFA Champions League Qualifying Play-Offs Round: Second Leg between Borussia Moenchengladbach and YB Bern at Borussia-Park on August 24, 2016 in Moenchengladbach, Germany. (Photo by Maja Hitij/Bongarts/Getty Images)

Hyter ka fituar titullin, por jo me Bazelin dhe kjo e ngre në piedestal, sepse ia doli me Jang Bojs. Loje e bukur, gjithnjë në sulm, pikë pa fund dhe gola po ashtu. Triumf i merituar për kundërshtarin e Skënderbeut në Europa League dhe tashmë Hyter gradohet. Në Frankfurt i kërkojnë vijimin e projektit Kovaç, por jo kupën, ajo zor se fitohet më këto vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online