Skënderbeu nesër në fushë, Shehi merr “bekimin” e Takajt

Skënderbeu është skuadra kampione në fuqi, megjithatë UEFA e ka penalizuar që të mos jetë aktive në Kupat e Europës. Në të tilla kushte përgatitjet për edicionin e ri u shtynë dhe skuadra do të zbresë në fushë nesër. Ka pasur shumë lëvizje në kampin korçar, pasi janë larguar disa nga titullarët si dhe trajneri Ilir Daja.

Drejtimin e skuadrës do ta marrë Orges Shehi i cili është i familjes, pasi për shumë vite ka luajtur me Skënderbeun dhe menjëherë pasi vari këpucët në gozhdë iu ofrua posti i trajnerit.

Edhe pse ishte bërë e ditur që më parë, sot klubi i Skënderbeut përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se nesër skuadra do të nisë grumbullimin në Korçë fillimisht.

Po ashtu pritet që të bëhet dhe prezantimi zyrtar i trajnerit të ri, me presidentin Takaj që do ta bekojw timonierin e ri si para medieve ashtu dhe para. Në orën 16:30 është njoftuar konferenca e shtypit, ku Takaj do i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve së bashku me  trajnerin e ri.

Me shumë interes pritet dhe lista e lojtarëve që do të jenë në fushë nesër, pasi ka pikëpyetje për disa nga futbollistët që e kanë mbyllur sezonin, ku mund të veçojmë këtu Gledi Micin dhe Tefik Osmanin, që ende nuk e kanë zyrtarizuar të ardhmen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online