Kukësi zhvendoset në Pezë, pritet prezantimi i 12-të

Verilindorët do të luajnë në turin e parë kualifikues të Champions League dhe përgatitjet kanë nisur prej kohësh. Pas një faze përgatitore të ngjeshur në Slloveni kuksianët janë zhvendosur në Pezë Helmës, për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve, në prag të ndeshjes së parë me Valetën, takim ky i programuar për t’u zhvilluar në “Loro Boriçi” në mbrëmjen e datës 11 korrik.

Edhe pse pritej që blutë të ndryshonin destinacion për stërvitjen këto ditë, diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi sot në orën 09:30 skuadra është paraqitur në Pezë, ku bëhet fjalë për një terren me tapet artificial, ndryshe nga terreni i stadiumit “Loro Boriçi” që është me bar natyral. Mbetet për t’u parë nëse do të ndryshohet vendi i stërvitjes, pasi diçka të tillë Kukësi e ka aplikuar çdo edicion.

Skuadra ka bërë shumë afrime, saktësisht 11 lojtarë kanë veshur fanellën e Kukësit këtë merkato dhe tekniku Peter Pakult duket se është i kënaqur. Gjithsesi drejtuesit po punojnë që të dublojnë çdo repart,  deri para ndeshjes me maltezët dhe në orët në vijim me shumë gjasa do të vijë dhe prezantimi i radhës nga ana e kuksianëve, të cilët do të nënshkruajnë me brazilianin Roxher Zhunio Rodriges Ferreira.

Bëhet fjalë për një futbollist që është i lirë që nga muaji prill. Roxher është vetëm 22 vjeç dhe pas eksperiencave në Brazil, do të tentojë të bëjë mirë dhe në Europë me verilindorët. Mesfushori prej ditësh stërvitet me Kukësin, por burime pranë klubit bënë me dije që prezantimi i tij do të vijë pas mbërritjes në Shqipëri. Kale llogaritej në planet e klubit, por lojtari nuk u kthye më nga Brazili, duke i detyruar drejtuesit të ndërhynin sërish.

Po ashtu Kukësi do të zhvillojë dhe një ndeshje të fundit miqësore me skuadrën e Kastriotit. Takimi është programuar për t’u zhvilluar të premten në orën 18:30, por mbetet për t’u përcaktuar se ku do të zhvillohet ndeshja në Tiranë apo në Krujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online