Skënderbeu, në kërkim të horizonteve të reja

Korçarët nuk kanë asnjë lloj presioni dhe mund të përmirësojnë rekordin e tyre me të tjera rezultate pozitive në kompeticionet europiane

Skuadra korçare është e vetmja në Shqipëri, që ka shkruar historinë me pjesëmarrjen për herë të dytë në grupet e Europa League. Por te Skënderbeu nuk kënaqen me kaq. Duan të tjera suksese dhe sot, në fushën e Dinamos së Kievit, kërkojnë më të mirën.

Nuk bëhet fjalë thjesht për prestigj, edhe pse presioni është i ulët. Një rezultat pozitiv do të ngjallte shpresa edhe për kualifikim, sepse Dinamo është rivali më i fortë i grupit. Gjithashtu, çdo barazim apo fitore shpërblehen me shifra të konsiderueshme nga UEFA, ndaj me 6-7 pikë Skënderbeu arkëton sërish miliona.

Që nga viti 2011 dhe deri sot, skuadra korçare ka luajtur 32 ndeshje në Europë, në Europa League dhe në Champions League. Në të dy kompeticionet, në harkun kohor të 7 viteve, Skënderbeu ka një bilanc të mirë, duke pasur parasysh se ka luajtur përballë emrave të mëdhenj të futbollit europian. 12 fitore kanë korçarët në 32 ndeshje, 6 barazime dhe 14 humbje. Edhe bilanci i golave të shënuar me ata të pësuara është me një diferencë të vogël, -6. 38 herë kanë shënuar në Europë juglindorët dhe kanë pësuar 44 herë. Tashmë skuadra ka më shumë përvojë dhe kërkon suksese të tjera. Më poshtë sjellim 32 ndeshjet europiane që nga viti 2011 dhe deri më sot.

 

32 ndeshjet europiane të korçarëve

UEFA Champions League turi i dytë

13.07.2011  Skënderbeu-Apoel    0-2

20.07.2011  Apoel-Skënderbeu    4-0

UEFA Champions League turi i dytë

17.07.2012  Skënderbeu-Debreçen 1-0

24.07.2012  Debreçen-Skënderbeu 3-0

UEFA Champions League turi i dytë

17.07.2013  Neftçi Baku-Skënderbeu   0-0

23.07.2017  Skënderbeu-Neftçi Baku   1-0

UEFA Champions League turi i tretë

30.07.2013  Shakhtar Karagandi-Skënderbeu  3-0

06.08.2013  Skënderbeu-Shakhtar Karagandi  3-2

UEFA Europa League “play-off”

22.08.2013  Çernomorets-Skënderbeu   1-0

29.08.2013  Skënderbeu-Çernomorets   1-0 (p.6-7)

UEFA Champions League turi i dytë

15.07.2014  Bate Borisov-Skënderbeu  0-0

22.07.2014  Skënderbeu-Bate Borisov  1-1

UEFA Champions League turi i dytë

14.07.2015  Skënderbeu-Kursejders     4-1

21.07.2015  Krusejders-Skënderbeu    3-2

UEFA Champions League turi i tretë

28.07.2015  Milsami-Skënderbeu  0-2

05.08.2015  Skënderbeu-Milsami   2-0

UEFA Champions League “play-off”

19.08.2015  Skënderbeu-Dinamo Zagreb 1-2

25.08.2015  Dinamo Zagreb-Skënderbeu  4-1

UEFA Europa League faza e grupeve (Grupi H)

17.09.2015  Skënderbeu-Beshiktash    0-1

01.10.2015  Lokomotivë e Moskës-Skënderbeu  2-0

22.10. 2015 Sporting Lisbonë-Skënderbeu    5-1

05.11.2015  Skënderbeu-Sporting Lisbonë    3-0

26.11.2015  Beshiktash-Skënderbeu    2-0

10.12.2015  Skënderbeu-Lokomotiva e Moskës 0-3

UEFA Europa League turi i parë

29.06.2017  Skënderbeu-Sant Julia    1-0

06.07.2017  Sant Julia-Skënderbeu    0-5

UEFA Europa League turi i dytë

13.07.2017  Kairat-Skënderbeu   1-1

20.07.2017  Skënderbeu-Kairat    2-0

UEFA Europa League turi i tretë

27.07.2017  Mllada Boleslav-Skënderbeu     2-1

03.08.2017  Skënderbeu-Mlada Boleslav 2-1 (p. 4-2)

UEFA Europa League raundi “play-off”

17.08.2017  Dinamo Zagreb-Skënderbeu 1-1

24.08.2017  Skënderbeu-Dinamo Zagreb  0-0

 

Bilanci

32 ndeshje  12 f, 6 b, 14 h (38-44)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online